Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në New York, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden dhe Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.
The Alliance of Freedom! An ever-lasting Alliance! 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/IipUT3ImP4— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 21, 2023
“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani.