Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e seancës konstituive të Kuvendit

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e seancës konstituive të Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve tanimë ka 30 ditë afat për të thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ajo theksoi se “brenda afatit kushtetues”, ajo së shpejti do jap datën e saktë, por nuk e specifikoi atë.

“Për momentin ekipi im ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitjen e kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme. Pra, të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Gjithçka do bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund të jap një datë sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta kemi”, tha ajo.

KQZ dje ka votuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke i hapur rrugën krijimit të institucioneve të reja. / Gazeta Enigma.

Related Articles