Osmani sot pret në takim krerët e partive politike

Osmani sot pret në takim krerët e partive politike

Presidentja Vjosa Osmani do pres sot në takim liderët e partive politike, pas dështimit të Glauk Konjufcës për të krijuar Qeverinë.

Aty pritet që të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.

“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në ftesë.

Ftesa është thirrur për orën 10:30.

Shumica e partive të mëdha kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Related Articles