Osmani sot takohet me presidentin e Këshillit Evropian dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Osmani sot takohet me presidentin e Këshillit Evropian dhe me presidenten e Parlamentit Evropian

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në Bruksel, ku edhe do t’i zhvilloj disa takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani sot do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

E para e vendit tonë po ashtu do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas agjendës së publikuar, Presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.

Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles