Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Në njoftim e presidencës thuhet se, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.
Osmani ka theksuar faktin që Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe se retorika luftënxitëse nga Beogradi drejtuar Kosovës nuk i kontribuon paqes në rajon.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
Me ambasadorin amerikan, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe se retorika luftënxitëse nga Beogradi drejtuar Kosovës nuk i kontribuon paqes në rajon.