Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se këtë të hënë është takuar me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
“Një diskutim si gjithnjë i përzemërt me miken e Kosovës, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Lubjanë.
Mirënjohja e popullit të Kosovës është e thellë për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit tone”, shkroi Osmani.