Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka mbajtur një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca, kryeministrin, Albin Kurti dhe me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Presidentja Osmani takimin e ka bërë të ditur me një njoftim në profilin e saj në Facebook, ku ka theksuar se në këtë takim u diskutua për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.
”Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”./Gazeta Enigma/