Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, diskutojnë për thellim bashkëpunimi

Osmani takohet me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, diskutojnë për thellim bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryerarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tha se Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kujtojmë se mbrëmë Osmani është takuar edhe me presidentin e këtij shteti.

Related Articles