Osmani takohet me Limajn pas kërkesës së tij

Osmani takohet me Limajn pas kërkesës së tij

Pas kërkesës së Nismës Social Demokrate drejtuar presidentes së vendit, Osmani ka pritur sot në takim Fatmir Limajn, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenca ka njioftuar se presidentja, Vjosa Osmani, sot ka zhvilluar një takim me Fatmir Limajn, në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit.

“Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Gazeta Enigma/

Related Articles