Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim të martën me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Siç njofton Presidenca të mërkurën, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë.
“Si gjithnjë, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me ShBA-në si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, u tha në njoftimin e Presidencës.
