Presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Në këtë takim u theksua roli i veçantë që Zvicra ka si një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, si dhe kontributi i mërgatës shqiptare në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, shkruan Gazeta Enigma.
Palët u dakorduan për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, me synimin për të thelluar më tej partneritetin në të mirë të të dy popujve.
“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani./GazetaEnigma/