Osmani takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, diskutohet pë raportet Kosovë-Seli e Shenjtë

Osmani takohet me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, diskutohet pë raportet Kosovë-Seli e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Vatikan, është pritur në takim nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.



Sipas saj, në këtë takim është diskutuar mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë.

“Në takim u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme”.

Gjatë ditës së hënë, presidentja Osmani është pritur në takim edhe nga Papa Françesku.

Related Articles