Osmani takohet me shefin e BE-së në Kosovë

Osmani takohet me shefin e BE-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Bëhet e ditur se Osmani ka diskutuar me Orav për situatën aktuale politike në vend, si dhe për takimin konsulativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër.

“Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.

Related Articles