Osmani takohet me Trumpin- Flet kongresisti amerikan

Osmani takohet me Trumpin- Flet kongresisti amerikan

Kongresmeni amerikan, Keith Self, të premten ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj, Donald Trump.

Self tha se është i lumtur që kaloi kohë me presidenten Osmani, pas bisedimeve të saj me Trumpin dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

“I jam mirënjohës Osmanit, presidentes së Kosovës që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, shkroi shkurt kongresisti në Facebook.

Kujtojmë se Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA.

Related Articles