Osmani takohet më zëvendëspresidentin amerikan Vance e liderë të tjerë botëror

Osmani takohet më zëvendëspresidentin amerikan Vance e liderë të tjerë botëror

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, J.D Vance, gjatë darkës së shtruar nga presidenti francez Emanuel Macron, në pallatin Élysée.

Përveç me Vance e Macronin, e para e shtetit u takua edhe me kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror.

“Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja po ashtu tha se u takua me liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI dhe Alibaba. /Gazeta Enigma

Related Articles