Osmani takon komandantin në ardhje të KFOR-it, ja se çfarë biseduan

Osmani takon komandantin në ardhje të KFOR-it, ja se çfarë biseduan

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën komandantin në ardhje të KFOR-it,  Özkan Ulutaş, bashkë me kreun e tanishëm të këtij misioni në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia.

Me këtë rast, Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me Ulutaş gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu, gjatë takimit, ajo ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

“Ajo e njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve”, bën të ditur zyra për media e të parës së shtetit.

Related Articles