Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock
Osmani ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.
“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së palëkundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock për mbështetjen e saj të palëkundur”, ka shkruar Osmani.
“Samiti i NATOs në Uashington DC oforoi një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka shtuar tutje Osmani.