Osmani takon ministrin e jashtëm të Kenias, e falënderon për njohjen ndaj Kosovës

Osmani takon ministrin e jashtëm të Kenias, e falënderon për njohjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, Musalia Mudavadi.

Ky takim vjen pak kohë pasi shteti i Kenias vendosi të njohë pavarësinë e Kosovës. Osmani tha se Mudavadin e ka falënderuar për hapin e ndërmarrë për njohje të Kosovës, i cili tha se “kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë”.

“Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë”, shkroi Osmani për takimin me ministrin e Jashtëm të Kenias.

Related Articles