Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Lajmi u bë i ditur nga vet osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku edhe ka njoftuar se në takimin me Fidanin kanë diskutuar për partneritetin e fortë dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të përbashkët.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma/