Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e mërgates në Kanada, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku publikoi disa fotografi, presidentja tha se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun, duke i falënderuar ata pafundësisht.
“Gjatë vizitës sime në Kanada takova përfaqësues të mërgatës sonë, të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe jane shndërruar në imazh të mire të vendit tonë. Ata kontributin vazhdojnë ta shtrijnë edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e në vende të tjera, duke treguar kështu se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun. Faleminderit pafundësisht”, ka shkruar Osmani. / Gazeta Enigma.