Osmani takon sportistët që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Osmani takon sportistët që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar mbrëmë sportistët dhe trajnerët që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Osmani ka thënë se pas kësaj vizite do të kthehet në Kosovë.

“Para kthimit në Kosovë, vizitova mbrëmë garuesit tanë në fshatin olimpik për t’i uruar suksese të mëtejme ekipit të jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve tanë. Medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim”, ka shkruar Osmani.

Related Articles