Osmani tërheq kërkesën drejtuar Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, shkak gjyqtari Radomir Laban

Osmani tërheq kërkesën drejtuar Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, shkak gjyqtari Radomir Laban

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e çuar në Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit, pasi gjyqtari Radomir Laban u caktua raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga Presidentja.

Osmani tha se Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

“Konsideroj se caktimi i tij është i rrezikshëm. Mund të merren vendime që mund të kenë pasoja të rënda”, tha Osmani.

Një vit më parë, Presidenca kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera relevante ishin informuar për këtë veprimtari të gjyqtarit Laban.

Related Articles