Osmani thotë se Serbia e ka bllokuar progresin në dialog dhe marrëveshjen për targat

Osmani thotë se Serbia e ka bllokuar progresin në dialog dhe marrëveshjen për targat

“Serbia e ka bllokuar progresin në dialog, sikur që e ka bllokuar edhe marrëveshjen për targat”.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një konference për media të cilin e mbajti pas takimit me presidentin lituanez, Egils Levits.

Sipas saj, Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian (BE).

“Jo vetëm marrëveshja për targat, por edhe marrëveshje të tjera të cilat ne si Republikë e Kosovës i kemi shtyrë përpara në përputhje të plotë me parimet dhe standardet më të larta evropiane, për fat të keq janë bllokuar nga ana e Serbisë për një arsye të vetme pasi Serbia nuk po i pranon këto parime evropiane”.

Osmani ndër të tjera thotë se Kosova ka dhënë maksimumin si një palë konstruktivë në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar BE-ja.

“Prandaj, Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar dhe BE-ja në përputhje me kriteret dhe parimet e BE-së, por ne nuk mund të marrim përgjegjësi për bllokadën që e shkakton pala tjetër”.

“Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje dhe ajo që ju siguroj se Kosova do të jetë palë konstruktive, ndërkaq se si do të sillet Serbia, është çështje e tyre, por sjellja e deritanishme vetëm se e ka bllokuar progresin në dialog”, tha ndër të tjera presidentja, Vjosa Osmani.

Related Articles