Osmani tregon listën e gjatë të politikanëve që takoi gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Osmani tregon listën e gjatë të politikanëve që takoi gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike verore në Paris, ku takoi shumë politikanë nga vende të ndryshme.

Ajo u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, nga ku tha se takoi liderë dhe delegacione nga mbarë bota.

“Diskutuam për raportet ndërmjet shteteve tona. Fuqizimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke shpërndarë fotografi nga takimet.

“Përveç Presidentit francez dhe Zonjës së Parë franceze, gjatë ngjarjeve zyrtare takuam gjithashtu Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden; Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar; Mbretin e Holandës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Belgjikës; Emirin e Katarit; Mbretin e Butanit; Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut; Presidentin e Paraguajit; Kryeministrin e Holandës; Presidentin e Madagaskarit; Presidentin e Polonisë; Presidentin e Portugalisë; Kryeministrin e Belgjikës; Presidenten e Sllovenisë; Presidentin e Singaporit; Presidentin e Bullgarisë; Presidenten e Gjeorgjisë; Kryeministrin e Sao Tome dhe Principes; Presidentin e Xhibutit; Presidenten e Etiopisë; Presidentin e Guinea-Bissau; Presidentin e Letonisë; Presidentin e Sierra Leones; Zv.Presidentin e Zimbabvesë; Kryeministrin e Sllovenisë; Kryeministrin e Shqipërisë; Presidentin e Kirgizistanit; Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës; Presidentin e Malit të Zi; Kryeministrin e Irlandës; Kryeministrin e Libanit; Kryeministrin e Austrisë; Kryeministrin e Lihtenshtajnit; Kryeministrin e Malit të Zi; Zonjën e Parë të Brazilit, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të pranishëm në këto aktivitete”, tregoi Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles