Osmani: UÇK ishte një ushtri që doli nga njerëzit dhe luftoi për çlirim

Osmani: UÇK ishte një ushtri që doli nga njerëzit dhe luftoi për çlirim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të dhënë për mediumin ‘Al Jazeera’, ka thënë se “në të njëjtën kohë, duhet të theksoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri që doli nga njerëzit dhe luftoi për çlirim.

“Në këtë kuptim, unë do t’i vija theksin fjalës çlirim, sepse të gjitha përpjekjet e saj ishin për të çliruar Kosovën nga regjimi gjenocid”, deklaroi presidentja Osmani.

Sipas saj, përkundër dallimeve politike që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e mohon që ky fundit ka merita për lirinë e Kosovës.

“Padyshim që kemi pasur dallime politike në të kaluarën me z. Thaçi dhe disa nga udhëheqësit e tjerë. Sidoqoftë, ka një gjë për të cilën jemi dakorduar të gjithë, të gjithë bashkërisht kemi kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ky është një kontribut që duhet të vihet në pah”.

Por, ajo thotë se “në të njëjtën kohë, ishte Kuvendi i Kosovës me vullnetin e tyre që ka themeluar Dhomat e Specializuara, të cilat duhet të punojnë me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës, në atë kuptim”.

“Çdokush nga ne duhet të kuptojë kontributin që këta udhëheqës i kanë dhënë drejtësisë ndërkombëtare duke punuar vullnetarisht me Dhomat e Specializuara”, ka shtuar ajo.

Osmani ka folur edhe për “non-papers”, të cilat i ka quajtur jo-relevante, derisa ka potencuar se ato do lihen jashtë tryezës së diskutimit për dialogun Kosovë-Serbi në nivel të lartë politik.

“Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme. Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë. Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve”.

”Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve Siç e dini, ne kemi qenë një zë i fortë i ideve dhe aventurave të tilla pasi ato do të destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin”.

Ajo ka potencuar se gjatë procesit të dialogut, ka një numër parimesh jashtëzakonisht të rëndësishme të cila duhet adresuar.

“Së pari, dialogu duhet të ndodhë në mënyrë të barabartë, sepse ne të dy jemi vende të pavarura dhe sovrane.Së dyti, dialogu duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin dhe funksionimin e saj të brendshëm dhe mënyrën e ndërtimit të tij nga pikëpamja kushtetuese. Dhe së treti, duhet të adresojë çështjet e drejtësisë”, ka theksuar Osmani.

Related Articles