Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ururar 28 nëntorin, Ditën e Flamurit.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se ndjehej e nderuar që gjatë ditës së sotshme ishte krahë ilerëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë për ta kremtuar një ditë të veçantë si kjo.
“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim”, ka shkruar Osmani.
Osmani shtoi se sot, Kosovë e Shqipëri bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura
“Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura. Siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane. Urime dita e flamurit”, u shpreh presidentja.