Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248-vjetorit të pavarësisë së tyre, raporton Gazeta Enigma.
Ndër të tjera, e para e vendit është shprehur se ShBA-ja është një aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave.
“Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme!”, ka shkruar Osmani në Facebook. / Gazeta Enigma.