Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën pas marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian.
Osmani ka deklaruar përmes platformës X se presin që në muajt e ardhshëm të punojnë me autoritetet e Belgjikës për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani.