Osmani uron Ditën e Forcës: Ushtarët e FSK-së janë gardianë të paqes

Osmani uron Ditën e Forcës: Ushtarët e FSK-së janë gardianë të paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar për Ditën e Forcës, duke thënë se ushtarët e Forcës së Kosovës janë “gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis” të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës. Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme”, ka shkruar e para vendit në një postim në Facebook.

Related Articles