Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë qytetarët për nderë të festës së Fiter Bajramit, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka thënë se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.
“Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë”, ka shkruar Osmani.
/Gazeta Enigma/.