Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të Kosovës ka uruar Doland Trump për rezultatin e zgjedhjeve.
Ajo është shprehur se ShBA mbetet partner i palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës.
Tutje Osmani ka shtuar se mezi pret të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen unike dhe aleancën strategjike mes vendeve.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta @realDonaldTrump dhe @JDVance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara”, shkroi Osmani në rrjetin social X. /Gazeta Enigma
Osmani uron Trump për fitoren: Mezi pres të punoj me administratën e re
