OVL e UÇK reagon ndaj deklaratës së Trendafilovës: Nuk ka rrezik për dëshmitarët në Kosovë, Gjykata Speciale mund të funksionojë këtu

OVL e UÇK reagon ndaj deklaratës së Trendafilovës: Nuk ka rrezik për dëshmitarët në Kosovë, Gjykata Speciale mund të funksionojë këtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

OVL e UÇK ka hedhur poshtë deklaratën e saj e cila tha se selia e Gjykatës Speciale nuk mund të jetë në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët.

OVL-UÇK e cilëson këtë pretendim si të pavërtetë dhe të pabazuar.

Në reagim, OVL-UÇK thekson se që nga viti 1999 në Kosovë janë zhvilluar dhjetra procese gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nëpërmjet UNMIK-ut, EULEX-it dhe gjykatave vendore, pa asnjë rast sistematik të frikësimit apo rrezikut për dëshmitarët.

“Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre”, thuhet në reagim.

Organizata nënvizon se ky realitet fakton qartë se ka ekzistuar atmosferë për gjykime edhe në Kosovë, madje edhe në kohë shumë më të ndjeshme se sot, menjëherë pas luftës, kur emocionet dhe pasojat ishin ende të freskëta.

“Si rrjedhojë, pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në vendin tone”, thuhet në reagim. 

Related Articles