OVL-UÇK i kërkon takim Osmanit lidhur me Ligjin për pagën minimale

OVL-UÇK i kërkon takim Osmanit lidhur me Ligjin për pagën minimale

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani një takim pasi u lanë jashtë ligjit për Pagën Minimale, të votuar javën e kaluar në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Faton Klinaku nga OVL-ja, i cili tregoi se sot veçse i ka shkuar kërkesa në formë zyrtare Osmanit.

‘’Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së’’, thuhet në postimin e Klinakut.

Related Articles