OVL-UÇK me aksion simbolik para EULEX-it, në pesëvjetorin e arrestimeve

OVL-UÇK me aksion simbolik para EULEX-it, në pesëvjetorin e arrestimeve

Në pesëvjetorin e arrestimit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve, veteranë kanë mbajtur një protestë simbolike para objektit të EULEX-it.

“5 vjet padrejtësi e organizuar, pesë vjet turp ndërkombëtar”, shkruhet në pankartat e protestuesve.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sot janë bërë pesë vjet që nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Related Articles