Pa fitues në derbin Atalanta – Milan

Pa fitues në derbin Atalanta – Milan

Ka përfunduar pa fitues (1-1) derbi i xhiros së dytë në Serie A mes Atalantës dhe Milanit.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kaluan në epërsi me Malinovskyn në minutën e 29-të.

Milani e gjeti golin e barazimit në minutën e 68-të me Bennacerin i cili e la pa gjasa portierin e Atalantës.

Pas këtij barazimi Milani dhe Atalanta grumbullojnë nga katër pikë duke ndarë vendin e tretë dhe të katërt.

Related Articles