“Pa Walkerin, historia e Kosovës mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë”

“Pa Walkerin, historia e Kosovës mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar lartë figurën e ambasadorit William Walker, duke thënë se po të mos ishte ai, historia e Kosovës do të merrte tjetër kthesë.

Kurti mes tjerash thekson se Walker atëbotë u tregoi të gjithëve të vërtetën për regjimin e Millosheviqit.

“Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë. Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke dokumentuar mizoritë e ndodhura në Kosovë në vitin 1998”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social në X.

“Kur hyri në Reçak, ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që ishin vrarë nga forcat serbe në ky fshat. Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Walker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë”.

“Në kohët tona më të errëta, ai i tregoi botës të vërtetën e plotë për regjimin e Millosheviqit. Kjo është edhe arsyeja pse vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut dhe përse ne ishim të nderuar ta kishim atë si mysafir special për 25 vjetorin e çlirimit tonë”.

Walker ishte në Kosovë për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Related Articles