Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë detaje rreth takimit që sot pati në Hagë, me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.
Sot ishte një ditë ku unë munda të shkojë dhe t’i vizitojë pjesëtarët e UÇK-së, ku po mbahen në Hagë.
”Pata mundësinë që përveç presidentit Thaçi pata mundësinë ta takojë edhe ish-kryeparlamentarin Veseli dhe ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi”.
Ai foli për Klan Kosovën edhe rreth gjendjes së ish-krerëve të UÇK-së të cilët aktualisht po përballen me një proces nga Dhomat e Specializuara.
”Mirë, ata moralisht ishin mirë, edhe me shëndet mirë. Të gjithë e dinë që janë në një proces ku ata duhet të punojnë shumë me avokatët e tyre, për të treguar që lufta e UÇK-së, ka qenë luftë e pastërt”.
”Dhe jam i bindur dhe unë që shumë shpejt do t’u tregohet opinionit botërorë se këta njerëz mbahen koti atje dhe pa asnjë arsye dhe do të vjen dita kur ata krenarë de kryelartë do kthehen në Kosovë”.
Nga bisedat që kishit me [ish-krerët e UÇK-së në Hagë] a ishin të kënaqur me mbështetjen e institucioneve vendore ndaj tyre?
”Nuk hyra në atë drejtim por mbështetja nuk dueht të mungojë nga Kosova”.
”Qeveria e Kosovës duhet të ketë më tepër kujdes dhe asnjëherë të mos ua ndalë mbështetjen këtyre djemve, këtyre burrave sepse këta janë atje për këtë që ne sot e gëzojmë, për Pavarësinë e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë të paragjykojë pa marrë parasysh çka është ajo”.
”Ne tani duhet të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet juridike ato që posedojmë në Kosovë që t’u dalim në ndihmë pjesëtarëve të UÇK-së, të mbrohen dhe të kthehen në vendlindje”.