Doland Trump tashmë është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për fitoren e tij padyshim se u festua gjithandej në Amerikë.
Në një festë në Mar a Lago ku mori pjesë edhe vet Trump, i pranishëm ishte kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli ndau detaje nga festa përmes një interviste në Klan Kosova, përcjellë Gazeta Enigma.
Kreu i AKR-së, tha se të pranishëm në festë ishin fytyrat kryesore që mbështetën Trumpin në fushatën e tij të suksesshme, madje ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, Pacolli e konsideroi si “freski”.
Tutje ai shtoi se ishte afër më presidentin Trump në tavolinë, derisa tha se “nuk jam ai person që i shkoj mbrapa që ndoshta ta rëndoj atmosferën”. /Gazeta Enigma
Pacolli takon Trump në festën e fitores, tregon se a biseduan
