Paditet për shpifje këshilltari i ministres Nagavci

Paditet për shpifje këshilltari i ministres Nagavci

Avokati Driton Muharremi ka njoftuar se sot ka ushtruar Padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres së MASHT-it, Valdrin Dervishaj.

Muharremi tha se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për ta intervistuar Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.

“Sot kam ushtruar Padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres se MASHT-it z. Valdrin Dervishaj si dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë që ta intervistoj të njejtin lidhur me deklarimet e tij publike se ai ka njohuri rreth një hetimi që Prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtareve te MASHT dhe se ky e din epilogun e ketij hetimi!”.

“Mjetet lidhur me dëmin publik që më ka bërë me këtë shpifje do ti dhuroj në Fondacionin per te drejtat e kafshëve”, ka shkruar Muharremi në Facebook.

Related Articles