Palestina kërkon ngrirjen e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Palestina kërkon ngrirjen e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, ka konfirmuar se vendi i tij ka ndërmarrë një iniciativë që të pauzoj antarësinë e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për shkak të ambasadës në Jerusalem.



Sipas ambasadorit Nabhan, nëse pranohet kjo iniciativë e tij mund të nënkuptojë mbylljen e misioneve në Prishtinë ose edhe tërheqjen e njohjes së Kosovës nga anëtarët e asaj organizate,

“Ndërprerja e bashkëpunimit, pra ngrirja e bashkëpunimit, mund të nënkuptojë mbylljen e ambasadave nëse i kanë ato në Prishtinë. Kjo do të thotë shumë”.

Ai ka folur për gazetën Tanjug se vendimi i Prishtinës për të hapur përfaqësi diplomatike në Jerusalem ishte dënuar nga të gjitha vendet anëtare të Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, por që siç tha ai “duhet të ndërmerren hapa konkretë në mënyrë që qeveria në Prishtinë të dijë si të sillet në skenën ndërkombëtare”, transmeton Klan Kosova.

Related Articles