Palmer: BE të mbajë premtimin për heqjen e vizave për Kosovën

Palmer: BE të mbajë premtimin për heqjen e vizave për Kosovën

I Dërguari Special i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës së tij në “Forumin e Prespës” u shpreh se liderët e rajonit duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave ekonomike dhe politike.

Ai nënvizoi se mbështet nismat e BE për të përkrahur rajonin duke shprehur edhe zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mundën të nisnin negociatat me unionin.

“Duhet të marrin masa, duhet të ushtrojnë presion për të realizuar dhe zgjidhur çështjet politike në nivel të brendshëm dhe jashtë vendit për të fuqizuar demokracitë e tyre”, u shpreh ndër të tjera Palmer, raport Euronews Albania.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjnë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt së ardhmes”, ka deklaruar Palmer.

“Është jetike që BE-ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer.

Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Tema e diskutimit është ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’ dhe përqendrohet në nëntë pika, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracinë evropiane, vlerat, të drejtat, sundimin e ligjit, sigurinë, migrimin, ndryshimin e klimës, mjedisin dhe shëndetin

Related Articles