Vdes 27 vjeçarja në QKUK, dyshohet se konsumoi deterxhent për pastrimin e banjos

Një vajzë 27-vjeçare ka vdekur dje pasi dyshohet se ka pirë deterxhent higjienik për pastrimin e banjos, raporton Gazeta Enigma.

Viktima fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojë se viktima e lindur në vitin 1994 është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan, pasi dyshohet se ka kosumuar mjete higjienike për pastrimin e banjos.Për shkak të përkeqësimit të gjendjes është dërguar në Prishtinë, nga ku jemi njoftuar se edhe përkundër ndihmës mjekësore të ofruar e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Hashani.

Related Articles