Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është takuar me dyer të mbyllura me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Enigma.
Palmer në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.
Ai tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por sipas vetëm si partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.