Vuçiq: Kurti s’është Ajnshtajn, as Hegel, Serbia ka qëndrimin e saj për Kosovën

Vuçiq: Kurti s’është Ajnshtajn, as Hegel, Serbia ka qëndrimin e saj për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Gjermania është fuqia më e madhe në Evropë, se ajo ka agjendën e saj dhe se mosmarrëveshja e vetme midis Serbisë dhe Gjermanisë ka të bëjë me Kosovën.

Vuçiq tha mbrëmë në TV Happy se Gjermania ka politikën e saj dhe kujtoi se ata janë kundër ndryshimit të kufijve.

“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë atë dhe të bëhemi aleatët e tyre. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve ashtu edhe të gjermanëve”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ka vetëm fjalë të mira për Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vuçiq shtoi se kulmi i presionit mbi Serbinë pritet në tetor dhe nëntor, kur zgjedhjet do të mbahen në Gjermani.

“Ne jemi më të shqetësuar për periudhën tetor-mars. Këto janë përgatitjet sot. Ata po tërheqin atë që po bëjnë dhe ne duhet të përgaditemi” tha Vuçiq.

Duke folur për “non-paper”-at, ai thotë se Kosova është e pavarur në secilën prej tyre.

I pyetur nëse është e mundur të bisedohet me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Vuçiq tha se me të gjithë mund të bisedohet, por është çështje tjetër nëse do të arrihet diçka.

Duke komentuar dialogun e ardhshëm dhe faktin që Kurti tha se nuk është prioritet për të, Vuçiq tha se Kurti do të ulet në tryezë dhe ta bëjë punën e tij, raporton Tanjug.

“Kurti nuk është as Hegel, as Ajnshtajn, as Spinoza apo Leibniz për ta komentuar aq shumë. Ai do të vijë të bëjë punën e tij, për të thënë se serbët janë kriminelë, horra, se ai dëshiron njohjen. Unë do të vij të them se çfarë politika jonë është dhe fund”, tha Vuçiq.

Related Articles