Pamje nga banesa e Artan Behramit që po bastiset nga Specialja (FOTO)

Pamje nga banesa e Artan Behramit që po bastiset nga Specialja (FOTO)

Specialja edhe gjatë ditës së sotme po e vazhdon aksionin e bastisjeve tek ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë së hënës u bastisën shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, ndërkaq gjatë së martes po bastiset ajo e Artan Behramit.

Bastisja ka nisur nga ora 7 e mëngjesit.

Një ekip i Klan Kosovës po qëndron aty për ta përcjell nga afër zhvillimin e kësaj ngjarje.

Ju sjellim pamje nga banesa e Artan Behramit:

Artani Bastisja

Related Articles