Pamje shokuese gjatë fluturimit Prishtinë-Basel: Udhëtarët përplasen për tavan nga turbulencat

Pamje shokuese gjatë fluturimit Prishtinë-Basel: Udhëtarët përplasen për tavan nga turbulencat

Gjatë fluturimit Prishtinë – Basel udhëtarët kanë parë tmerrin me sy. Aeroplani u përcoll me turbulenca të frikshme. “Daily Mail” ka publikuar pamjet me titullin “stjuardesja fluturon nga turbulenca e dhunshme”.

Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Basel të Zvicrës dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë të dridhurat brenda aeroplanit.

“Shuni, shuni,” dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, vizualisht dhe vokalisht të frikësuar.

Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të aterojë por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

Related Articles