Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Qyshk të Pejës, ku humbi jetën një person.
Në media u publikuan pamje të aksidentit të rëndë, ku shihet se si vetura përfundoi jashtë rrugës dhe si pasojë humbi jetën një qytetar, që ende nuk dihet nëse është shoferi apo ndonjë pasagjer.
Ndërkohë sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje edhe të veturës që u aksidentua, që u bë ‘llom’ si pasojë e përplasjes.