Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen më të vështirë të grupit. Dardanët janë nikoqir të Spanjës me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”.
Por, para kësaj ndeshje janë publikuar pamje të gjendjes rreth stadiumit.
Në disa fotografi të publikuara në Facebook, shihet gjendja rreth stadiumit, me shumë mbeturina e kafshë të ngordhura.
“Asnjë institucion, as Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, as menaxherët e stadiumit, as Komuna e Prishtinës dhe asnjë institucion tjetër nuk e ka marrë mundin që ta pastrojnë zonën e stadiumit. Mediat spanjolle, gazetarë dhe përfaqësues të shtetit dhe futbollit janë ballafaquar me këto mbeturina. Sporti nuk është vetëm topi”, thuhet në reagimin e faqes BB GREEN Kosova, në Facebook.