Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një paralajmërim të fortë homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak para takimit, transmeton Gazeta Enigma.
“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë që luftojë” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni BBC.
“Mbajeni në mend si nisi kjo. Nuk ka kthim të Krimesë së dhënë gjatë [administratës së] Obamës (12 vjet më parë, pa u shkrepur asnjë e shtënë), dhe nuk ka hyrje të Ukrainës në NATO. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë” – shtoi ai.
Trumpi dhe Zelensky pritet të takohen të hënën, vetëm tri ditë pas takimit të presidentit amerikan në Alaskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. / Gazeta Enigma.