Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq (secilit veç e veç), të cilët dyshohen për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokati i të dyshuarit Dushko Maksimoviq, Dejan Vasiq.
Avokati Vasiq bëri të ditur se ndaj këtij vendimi, do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Vendimi i gjykatës vjen pas mbajtjes se seancës dëgjimore, për t’u shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktim të paraburgimit.
Ndryshe, për të dyshuarinVladimir Toliq Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të hënën masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.